GOSS-BIZ 28 Mars 2021, 17:48
Zbulohet e vërteta me Tunën, Robert Berisha: "Ka qenë problem me mamin tim!"
NEWS-31
"Renee dëgjon atë albumin e Tunës komplet të riun. Muzikën e mirë e dëgjoj edhe unë dhe e kam thënë se ai album ka qenë shumë i mirë. Unë dhe Patrisi nuk jemi zënë as për para dhe as për gra. Aty ka qenë puna e mamit tim, po e them për herë të parë. Aty jo vllai, por edhe Renne me qenë nesër që e dua më shumë në botë, kur është problem me mamin tim nuk fal. S'kam patur qejf kur i thon në Kosovë "Me ia prish tymin e duhanit". Jo konflikte por si muhabete unë nuk kam qejf t'i dëgjoj dhe është dashur t'i zgjedh unë"-tha ai.
Kjo është hera e parë që Roberti e pohon diçka të tillë. Prej vitesh ai dhe Tuna janë përplasur shpesh në rrjetet sociale dhe në emisione duke hedhur kunja e ironi të forta ndaj njëri-tjetrit, por pa na treguar se çfarë kishte ndodhur realisht. Nëna e Robertit u nda nga jeta rreth 2 muaj më parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ndërkohë, Tuna dhe Patrisi janë ndarë prej muajsh por ende nuk dihet shkaku i ndarjes së tyre. https://youtu.be/6YLJg-7bOF0 /News31