Zbulohet djali që u pa në krahët e Encës, është një nga konkurrentët e “Për’puthen”



Pak ditë më parë Enca trazoi rrjetin me një foto të postuar në Instagram ku shfaqej krahë një djali misterioz. Ndërkohë që shumë aluduan se ai është i dashuri i ri i këngëtares seksi, disa të tjerë spekuluan se imazhi është shkëputur nga videoklipi i ri i saj. Por, kishte edhe nga ata që thanë njëzëri se personi në fotografi është ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi. Megjithatë, kjo nuk u konfirmua ende.






Deri më tani! Veprimi i fundit i Encës dhe të riut nga Kosova i ka thënë “të gjitha”. Dyshja ka nisur të ndjekë njëri-tjetrin në Instagram duke shuar dyshimet e fotos. Nuk dihet nëse ka nisur gjë mes dyshes apo thjesht Bearti është model në klipin e yllir të “Nashta”.





Kujtojmë se dje Enca u bë sërish kryefjala e mediave rozë pasi publikoi një foto nudo në rrjetin social ku fshihej pas një shkëmbi, ndërkohë që imazhe të tilla i publikon gjithmonë në faqen +18 me pagesë “Onlyfans”, në të cilën është e regjistruar. /News31