Zbulohet ditari i Caroline, çfarë shkruante për pilotin grek: “E dua aq shumë sa nuk mund ta lë!”



Autoritetet greke kanë zbardhur sot ditarin e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch. Protothema shkruan se në ditarin e saj, ajo kishte përshkruar çdo detaj nga jeta e saj dhe bashkëjetesa me pilotin grek Babis Anagnostopulos. Sipas atyre që ajo ka shkruar, e ndjera mendonte ta linte pilotin që nga muaji dhjetor i vitit 2019.





“E godita, dhe ai theu derën”, ka shkruar  vajza, teksa më tej ajo përshkruan marrëdhënien që ka me pilotin duke shkruar se është shumë e mërzitur. “Nuk jam mirë, jam shumë e mërzitur”,shkruan Caroline.






Në ditarin e saj ,Caroline më 15 nëntor 2019 ka shkruar: “Unë jam 18 vjeç dhe do të bëj një fëmijë! Babisit nuk i kam thënë akoma. Sepse sot u grindëm dhe i thashë që ta lëndoja nuk kam nevojë të shoh familjen e tij. U pendova për momentin kur e thashë.  Në thelb unë dua ta lëndoj sa më shumë që të mundem. Ndihem shumë e lënduar, shpesh nxjerr gjithë zemërimin dhe trishtimin tek Babis. Ai nuk e meriton të trajtohet kështu por ndonjëherë nuk e kupton se çfarë kam nevojë dhe se gjithçka që më duhet është që ai të jetë pranë meje.”

Dje u grindën me Babis për shkak të hormoneve të mia, unë shpërtheva ndaj tij. I bërtita, e godita dhe i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Ne nuk kemi folur fare dje dhe sot u zgjuam mirë, hëngrëm, kaluam mirë por pasdite më pyeti për dje. Nuk jam mirë jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do ta lëndonte kurrë fëmijën tim. Dashuria ime për këtë është më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Unë jam aq e ndikuar nga hormonet e mia saqë Babis duhet ta dijë. Më vjen turp t’i them. E di që ai do të më mbështesë, por nuk mund t’i them. Unë nuk jam mirë, por jam duke u përpjekur për fëmijën tim. Unë nuk dua që ajo të ndiejë se nëna e saj nuk e dëshiron atë dhe nuk e do. Problemet e mia hormonale janë të miat.”- ka shkruar ajo diku tjetër.

Në një shënim të datës 31 dhjetor të vitit 2019 ajo shkruan:  “U zura përsëri me Babis. Këtë herë shumë. E godita, e mallkova dhe ai theu derën. E tëra që doja të bëja ishte ta pyesja nëse isha mirë kur u zgjova. U zgjova aq e dobët dhe e lodhur. Po mendoj te iki. Për të shkuar te motra ime, nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babis.”

Më 3 korrik 2020, kur Lydia e vogël ishte një muajshe, vajza 20-vjeçare shkruan se i ka thënë Babis se do të largohet nga shtëpia dhe se ka gjetur një shtëpi tjetër në Chalandri.

/News31