NEWS 15 Shtator 2021, 17:24
Zbulohet arsyeja pse Zayn Malik nuk e shoqëroi Gigi Hadid në "Met Gala"
NEWS-31
Super modelja Gigi Hadid u shfaq në "Met Gala" e vetme këtë vit. Ajo ishte padyshim një nga të veshurat më bukur me një fustan "Prada" duke marrë vëmendjen e të gjithve. Megjithatë, mungesa e Zayn u ndje goxha sidomos nga fansat që mezi prisnin ta shihnin në një dalje publike këngëtarin.
Vetë Zayn nuk e ka "justifikuar" mungesën e tij, mirëpo mediat ndërkombëtare janë kthyer pas në kohë për të zbuluar arsyen. Bëhet fjalë për një deklaratë të ish-anëtarit të "One Direction" në një intervistë me GQ, ku është shprehur: “Nuk është vend në të cilin do të shkoja. Më mirë të ulem në shtëpinë time, të bëj diçka produktive, sesa të vishem me rroba të shtrenjta dhe të fotografohem në një tapet të kuq … të mburrem ‘Më shikoni, ai në tapetin e kuq jam unë’! Kjo nuk është për mua.” Në fakt Zayn ka marrë pjesë vetëm një herë në "Met Gala" në vitin 2016, me Gigi-n, ku të dy ishin ndër personat që u vlerësuan më shumë për paraqitjen e tyre. E prej asaj kohe nuk është shfaqur më dhe duket se nuk ka ndërmend ta bëjë as në të ardhmen. /News31View this post on Instagram