Zbulohen dy konkurrentë të tjerë të "Big Brother VIP"
Jehona e "Big Brother VIP" vijon dhe ndonëse u tha se transmetimi do nisë më 1 tetor duket se planet kanë ndryshuar pasi deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Arbana ka treguar se këtë vit do ketë dy netë live, që janë e marta dhe e premtja. Sakaq, ende nuk kanë zbuluar asnjë konkurrent, por në media çdo ditë raportohet për personazhe që do bëhen pjesë e reality-showt. Së fundmi, dy emra të tjerë janë lakuar se do bëhen pjesë e emisionit. "Iconstyle.al" shkruan se ish-konkurrenti i "Big Brother 7" Valer Kolnikaj si edhe për kantautori Robert Aliaj kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në program.
Mes personazheve të përfolur deri tani për të qenë pjesë e formatit janë: Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Arjola Demiri, Riselda Sejdija, Romeo Veshaj, Ema Andrea, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Robert Berisha. Kujtojmë se transmetimi i këtij edicioni pritet të nisë më 1 tetor. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.
Vlen të theksohet se vetë produksioni nuk ka konfirmuar asnjë personazh. Në faqen zyrtare të programit në Instagram janë publikuar videot e disa prej konkurrenteve të tij, por pa iu zbuluar portreti.
/News31