Këtë periudhë, surprizat nuk paskan të sosur për moderatoren e njohur, Luana Vjollca.
Pas sukseseve të njëpasnjëshme me “Shiko Kush Luan”, këtë herë Luana mori një tjetër kupë në raftin e saj.
Ditën e sotme, YouTube i ka dërguar moderatorës “medaljen” e çertifikimit të kanalit të saj.
“Shumë e lumtur që tek cepi i dedikuar i kupave në shtëpinë time të shtoj këtë “medalje” nga YouTube. Meritat i shkojnë që me suksesin e tij kemi arritur të kemi 100.000 Subscribers në kanalin official “Luana Vjollca””, – shkruan moderatorja në Instagram.
Kjo “medalje” apo ky trofe i shkon të gjithë atyre individëve që kapin shifrën e 100 mijë ndjekësve në Youtube, duke i dhënë prioritet në algoritmin e programit.
Sigurisht, ky është një sukses që jo kushdo mund ta arrijë, kështu urime Luanës dhe grupit të saj.
View this post on Instagram