Futbollisti i Kombëtares infektohet me Covid-19

One
Telekom

Ylber Ramadanj rezulton i infektuar me Covid-19. Si pasojë, ai nuk do të marrë pjesë në javën e parë të superligës së Danimarkës.

Mediat lokale bëjnë me dije se Ramadani është regjistruar si i prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Tashmë, mesfushori i Kombëtares ndodhet në Danimarkë, por nuk mund të luajë ende me ekipin danez. Jacob Krüger, drejtori teknik i klubit, është shprehur se lojtari shiptar rezulton i infektuar prej një jave. Ramadani ka qenë asimptomatik dhe përgjatë kësaj kohe, ai vijon stërvitjen i vetëm. Megjithatë, janë marrë të gjitha masat që 24-vjeçari t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi, në mënyrë që të mund të rikthehet në fushë krahë kolegëve.

Facile
Facile
My Dental

FSHF gjithsesi deklaroi se sfidat e Kombëtares me Lituaninë dhe Bjellorusinë, futbollisti i humbi për arsye dëmtimi. Ramadani iu bashkua ekipit danez më 2017, bashkëpunim që vazhdon edhe sot. /News31