Xhinset e gjera janë rikthyer dhe këto janë kombinimet perfekte nga vajzat e showbizit!
Xhinset e gjera janë rikonfirmuar këtë vit si një trend i fortë, joshës, casual, elegant, por mbi të gjitha zgjidhja ideale për këdo. Në fillim të viteve 2000, ato u zëvendësuan me xhinse të ngushta që visheshin kryesisht nga të famshmit dhe të gjitha vajzat nxituan që t'i kishte ato në dollapet e tyre. Por, si rikthim i viteve nostalgjike '90, ky model ka dominuar koleksionet e pasarelat dhe ka pushtuar garderobat e personazheve publike, por jo vetëm.
Bashkë me trikot, xhaketat e këpucët me platformë, edhe xhinset e gjera janë një element që është përqafuar dhe preferuar nga të gjithë, sidomos tani që moti ka nisur të ftohet. Sportive, bohem, minimaliste, por edhe modele të tjera që mund t’i përshtaten siluetës suaj.
Por si t’i vishni këto xhinse ? Cilat janë kombinimet më të mira dhe sekretet për një pamje të mrekullueshme? Ne e kërkuam përgjigjen në Instagramin e vajzave të showbizit shqiptar dhe po ju japin disa sugjerime.
Xhinse të gjera dhe xhaketë
Bëhuni gati që një kombinim të tillë ta shihni kudo këtë vjeshtë. Një bluzë ose t-shirt dhe një xhaketë mjaftojnë për t’ju dhënë një pamje të mrekullueshme dhe shumë të rehatshme.
Xhinse të gjera dhe crop top
Nëse mjedisi e lejon diçka të tillë, ju mund të vishni një crop top, që ishte edhe kombinimi më i përhapur i verës. Për muajit në vijimi veshjes suaj shtojini xhaketë ose pallto.
Xhinse të gjera dhe triko/T-shirt
Një kombinim perfekt për t’u kompletuar në mënyrë të përsosur me taka të trasha por edhe me atlete nëse po shkoni në shkollë apo ju duhet të ecni.
Xhinse të gjera dhe këmishë
Edhe këmisha, me sharmin e veçantë që ju jep, mund të balancojë shpirtin adoleshent dhe moshë tuaj në një mënyrë perfekte. Për t’i shtuar edhe më shumë pikë veshjes suaj, mund të vishni në xhaketë ose triko.
/News31