“Vetë u largove nuk të hoqi njeri”, Xhemi Shehu i përgjigjet ndjekësit për urimin e “Portokalli”

One
Telekom

Këtë të diel nis edhe sezoni i ri i “Portokalli”. Nën drejtimin e Eneda Tarifës dhe Salsano Rrapit, ka qenë Xhemi Shehu ajo që i ka uruar suksese spektaklit të humorit.

Me anë të një videoje të shkurtër, ku Xhemi shihet krahë Salsanos, moderatorja ka shkruar: “Shuuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi.” Por, një nga komentuesit ka tërhequr vëmendjen e Xhemit. “Vetë u largove, nuk të hoqi njeri”, ka komentuar përdoruesi. Moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje, duke ia kthyer: “Edhe s’duhet të më mungojë pse ika vetë kështu?!”

Facile
Facile
My Dental

Xhemi u largua nga “Portokalli” dhe Top Channel në përfundim të sezonit të shkuar. Me anë të një videoje të Arbana Osmanit pak ditë më parë, Shehu la të kuptohej se me shumë mundësi, nuk do t’i rikthehet ekranit për një kohë të gjatë… /News31