VMAs 2021: Triumfojnë reperi ‘shtatzënë’ dhe ‘mbretëresha e TikTok-ut’
Mbrëmjen e kaluar në New York u mbajt ndarja e çmimeve të MTV Video Music Awards 2021. Shfaqja u prezantua nga këngëtarja e suksesshme Doja Cat.
Ishte një natë triumfi për Olivia Rodrigo dhe Justin Bieber.
Bieber, fenomeni adoleshent i popit në fillim të viteve 2010, vinte nga një pauzë disavjeçare. Tani 27 vjeç, Bieber fitoi dy nga çmimet kryesore të natës: artisti i vitit dhe videoja më e mirë pop, për këngën Peaches, me Daniel Caesar dhe Giveon.
E nominuar në çdo kategori ishte 18-vjeçarja Olivia Rodrigo, kënga e së cilës “Driving Licence” u bë kënga më e transmetuar ndonjëherë në janar, dhe është një nga artistet me më shumë këngë të përdorura për videot në TikTok.
Çmimi i fundit, më i rëndësisëm i natës, video e vitit, shkoi për yllin Lil Nas X, i cili u bë i njohur Old Town Road. Ai ‘tërboi’ rrjetin kur u shfaq me barkun e rrumbullakosur, duke zgjedhur kështu një mënyrë të pazakontë për të promovuar albumin e tij.
Lista e plotë e fituesve:
Video e Vitit: Lil Nas X – “MONTERO (Call Me By Your Name)”
Koreografia më e mirë: Harry Styles – “Treat People With Kindness”
Kinematografia më e mirë: Beyoncé, Blue Ivy, SAINt JHN, WizKid – “BROWN SKIN GIRL”
Regjia më e mirë: Lil Nas X – “MONTERO (Call Me By Your Name)”
Kënga më e mirë R&B: Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic – “Leave The Door Open”
Artisti i ri më i mirë: Olivia Rodrigo
Kënga më e mirë alternative: Machine Gun Kelly ft. blackbear – “my ex’s best friend”
Bashkëpunimi më i mirë: Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”
Kënga më e mirë Hip Hop: Travis Scott ft. Young Thug & M.I.A. – “FRANCHISE”
Artisti i vitit: Justin Bieber – Def Jam
Videoklipi më i mirë: Billie Eilish – “Your Power”
Kënga më e mirë Pop: Justin Bieber ft. Daniel Caesar, Giveon – “Peaches” – Fituesit
Kënga e vitit: Olivia Rodrigo – “drivers license” – Fituesja
Performanca më e mirë e vitit: Olivia Rodrigo – “drivers license” – Fituesja
Kënga më e mirë K-POP: BTS – “Butter” – Fituesit
/News31