Vidhte kartat ID të pacientëve për të marrë kredi, arrestohet infermierja e spitalit psikiatrik në Tiranë



Nuk kanë fund skandalet e “bluzave të bardha” në vendin tonë, me abuzimet në detyrë, nga më të ndryshmet. Së fundmi, një tjetër rast i precedent është shënuar në Tiranë, në spitalin psikiatrik.





Një skemë mashtrimi si nëpër filma ka bërë që të vihen në pranga 2 të reja, mes tyre një infermiere. Elisabeta Bardhollari, 39 vjeç, e punësuar si infermiere në spitalin psikiatrik nr.5 në Tiranë, që u vidhte kartat e identitetit pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj Orjada Hoxha, 32 vjeç. Hoxha, punonjëse e një dyqani elektro shtëpiake plotësonte kreditë për blerjen e pajisjeve të cilat më pas rishiteshin.






Policia pas arrestimit ka sekuestruar edhe elektro shtëpiake me vlerë 40 milionë lekë, si dhe po ndjek penalisht një tjetër person, pasi dyshohet se në këtë skemë mashtrimi mund të ketë të përfshirë të tjerë. Ndërkohë që po verifikohen të gjithë pacientët e spitalit psikiatrik të Tiranës që mund të jenë dëmtuar duke iu kaluar kredi bankare që nuk i kanë marrë asnjëherë.

/News31