Videoja e presidentit amerikan bëhet virale, filmohet “duke fjetur” në takimin e rëndësishëm



Presidenti i SHBA, Joe Biden po kalon kohë të vështira, që kur tërheqja e trupave nga Afganistani shkaktoi një krizë humanitare. Të enjten, trembëdhjetë pjesëtarë të shërbimit amerikan u vranë në një shpërthim në aeroportin e Kabulit. Por, a ishte Presidenti aq i rraskapitur sa fjeti gjatë një takimi me Kryeministrin izraelit Naftali Bennett?





Ata u takuan në Shtëpinë e Bardhë, dhe qëllimi ishte forcimi i partneritetit mes shteteve. Por, për rreth 60 sekonda, Biden uli kokën e mbylli sytë ndërkohë që Bennett vazhdonte të fliste. Takimi është bërë viral për këtë arsye qesharake, e videoja po qarkullon kudo në rrjet. Një pjesë e madhe njerëzish mendojnë se Presidenti amerikan po flinte, ndërkohë që ka të tjerë që e mbrojnë duke thënë se ai po dëgjonte me vëmendje dhe kishte mbyllur sytë për t’u përqendruar.






Kjo nuk është hera e parë që Biden tërheq vëmendjen me të tilla situata qesharake. Disa muaj më parë, videoja ku ai rrëzohej disa herë në shkallët e avionit, u bë po ashtu virale.

/News31