(VIDEO) Zbulohet kush është personi që sulmoi Noizyn dy ditë më parë gjatë koncertit në Tiranë



Pak ditë më parë në sheshin “Skënderbej”, dy kampionë në disiplinën dhe kulturën Muay Thai u përballën me njëri-tjetrin: Ervis Bici, 4 herë kampion Italie dhe dy herë kampion Europe vs Abdul Kassimi, kampion bote në vitin 2016. Përpos tyre, të tjerë sportistë u ndeshën në dispilinën e veçantë. Ndërkohë, ishin të ftuar edhe dy nga këngëtarët më në zë shqiptarë Noizy dhe Dafina Zeqiri.





Sakaq, pjesë e këtij eventi ishte edhe moderatori Meriton Mjekiqi. Nisur nga pjesëmarrja e tij ndjekësit “iu trembën” një përplasjeje të mundshme për shkak të zënkave virtuale mes tij dhe reperit. Në fakt si Meritoni edhe Noizy u sollën profesionalisht me njëri-tjetrin por nuk mungoi një incident. Në rrjet ka qarkulluar një video që tregon se një person tentoi të sulmonte Noizyn teksa ai po performonte por u ndalua nga punonjësit e sigurisë dhe u shoqërua më pas nga policia.






Së fundmi raportohet se personi në fjalë është vëllai i ish-anëtarit të grupit OTR, Escobar. Nga të pranishmit është thënë se nuk janë kursyer ofendimet dhe fjalët banale në drejtim të njëri-tjetrit ndërsa nuk dihet arsyeja e zënkës.

/News31