(VIDEO) Ylli italian i “Euro 2020”, Federico Chiesa, u dërgon fansave në Shqipëri mesazhin e ëmbël!



Vetëm 23 vjeç, por Federico Chiesa ishte padyshim zbulimi i Italisë këtë “Euro 2020” dhe ndër më të mirët e kampionatit. Me aktivizimin e tij, Italia mori një marsh më shumë dhe ai u shndërrua në një rrezik të madh në çdo ndeshje, duke treguar cilësitë e tij të mëdha. Lojtari i Juventus-it tregoi cilësi të jashtëzakonshme në këtë europiam duke ndërmarrë iniciativa që shpesh janë finalizuar me gol. Anësori i dha shumë ritëm Italisë dhe shumë momente emocionuese edhe gjatë finales, ndonëse fatkeqësisht u detyrua të linte fushën e blertë për shkak të një dëmtini në minutën e 86-të.





Pas një super performance, ai u rendit nga UEFA në formacionin e më të mirëve, teksa duket se ka fituar edhe zemrat jo vetëm të italianëve, por mijëra tifozëve të futbollit kudo në botë. Shumë dashamirës ai ka edhe në vendin tonë të cilët i ka përshëndetur dhe u ka dërguar një mesazh të ëmb. Në rrjet po qarkullon një video gjatë festimit të italianëve rrugëve të Romës, ku Chiesa thotë “Një përshëndetje për të gjithë tifozët shqiptarë, përqafime!” Videoja ka gëzuar shumë tifozat e tashmë po bën xhiron e rrjetit.






/News31