(VIDEO) Ulen temperaturat, Korça “zgjohet” e zbardhur nga dëbora
Sikurse ishte paralajmëruar nga mateorologët, dita e enjte në vendin tonë ka nisur me reshje dëbore. Rënia e temperaturave ka sjellë reshjet e para në zonat malore në qarkun e Korçës. Në orët e para të mëngjesit, reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.
Temperaturat kanë rënë në nivelet 3 gradë Celsius. Ditën e sotme, vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu të cilat do të jenë të përqëndruara në zonën jug-lindore. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.
Reshjet nuk kanë qenë të dendura për këtë arsye nuk ka probleme me qarkullimin e makinave.
/News31