(VIDEO) Tym dhe gaz lotsjellës! Serbët në Veri përplasen me Policinë e Kosovës



Mëngjesi i sotëm në veri të Kosovës nuk ka qenë aspak i qetë. Kjo pasi Policia dhe Forcat Speciale po përplasen me qytetarët serb në Mitrovicë pas një operacioni të nisur kundër kontrabandës së mallrave që hyjnë në Kosovë. Nga disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihet tym dhe makina që digjen, duke bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve. Politikani serb Nemanja Šaroviç ka dhënë detajet e para lidhur me shkakun e përplasjes, ndërsa ka ndarë edhe pamje me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.





Sipas tij, gjithçka ka nisur pasi efektivët bastisën famacinë e një shtetasi serb, i cili kishte varur edhe flamurin në hyrje të dyqnit, gjë që është konsideruar si provokim. Kjo lëvizje e Policisë ka sjellë edhe reagimin e serbëve të tjerë, të cilët kanë reaguar ashpër. Për qetësimin e situatës është dashur të përdoret gaz lotsjellës.






“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri,”-thuhet në njoftimin e Policisë. Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon ende në disa zona, por përveç veriut nuk ka pasur incidente të tjera.

 

 

/News31