(Video) Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe pret biletën për në çerekfinale!

 

Kombëtarja kuq e zi ka mposhtur mbrëmjen e sotme Bjellorusinë me një rezultat 3:2 duke u kualifikuar menjëherë për në cerekfinalët e Ligës së Kombeve.

Në përballje kanë shkëlqyer dyshja Cikalleshi-Manaj, ku i pari me një “dopjetë” në minutat e 19-të dhe 26-të kalon skuadrën shqiptare në avantazh. Ndërsa goli i Manaj në minutën e 44-të i dha përfaqësues një mbyllje dinjitoze të pjesës së parë.

My Dental

Kështu, Shqipëria arrin një total prej 11 pikësh në 6 ndeshje duke kryesuar grupin. Kjo performancë e skuadrës shqiptare në “Air Albania” vulos njëherë e mirë qëndrimin e trajnerit Reya në kombëtare.