Video/ Rita Ora bën të famshëm ushqimin tradicional shqiptar, e ëma i tregon publikisht recetën



Pas pushimeve në jug të Shqipërisë, ndalesa e radhës për prindërit e Rita Orës, Besnik dhe Vera, është Ulqini. Nga Mali i zi, mamaja e këngëtares 30 vjeçare i ka plotësuar asaj një dëshirë. Pasi Rita i kërkoi nga Los Anxhelosi recetën e specave me gjizë, Vera i ka treguar se si t’i gatuajë ato. Ajo ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet pranë brigjeve të lumit Buna duke përgatitur një nga pjatat më të preferuara të Ritës. “Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si të gatuash gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, shkruan ajo në postim. Kaq ka mjaftuar që receta e “specave me gjizë” të bëhet e famshme në SHBA.





Rita Ora ka ripostuar videon e mamasë së saj Vera për 16 milionë ndjekësit në Instagram duke shkruar se ajo është mamaja më “cool”. /News31