(VIDEO) Puthje e momente romantike, çfarë po ndodh mes Shqipes dhe Atdheut?



Dikur kishin marrëdhënie aspak të mira, madje edhe përplasje të ashpra, por sot Shqipja dhe Atdheu i “Për’puthen” duken më të afërt se kurrë. Ditën e sotme ata kanë publikuar në rrjetet sociale disa video që kanë ngritur dyshime te ndjekësit lidhur me çfarë po ndodh mes tyre. Tashmë ata kanë lënë pas gjithë mosmarrëveshjet, teksa në një video të shpërndarë në Instastory nga Shqipja shihen duke ecur në rrugë, kur Atdheu afrohet dhe i dhuron asaj një puthje në faqe. “Atdhe Xharavina ti je i çmendur, gjejeni me çfarë do vijë në Fier? Ma bëri zili”, shkruan ajo. Po ashtu, në rrjet po qarkullon një video nga turi i “Për’puthen”, ku Atdheu i thotë Shqipes t’u ulet në prehër ndonëse janë para gjithë publikut.






Kujtojmë se Shqipja ka bërë me dije gjatë “Për’puthen Reunion” se momentalisht është në një njohje. Sakaq, Atdheu vetëm pak ditë më parë ka pranuar se i ka dhënë fund lidhjes me Sarën. Ai po ashtu shprehej tepër i zhgënjyer, jo vetëm nga Sara po edhe Andi të cilin e konsideronte si “vëlla”. Atdheu shkruante se u ka vënë vizën disa personave, që i konsideronte si vëllezër, por që ia kanë punuar pas krahëve, duke nënkuptuar Andin i cili u pa në shoqërinë e Sarës dhe vëllait të tij, fakt ky që e ka irrituar Atdheun. (KLIKO)

/News31