(VIDEO) Publikohen pamjet, brenda festës magjike të ditëlindjes së Ori Nebijajt



Një nga moderatoret më të ëmbla të ekranit shqiptar, Ori Nebiaj, feston ditën e sotme ditëlindjen. E sigurisht në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një super festë. Moderatorja ka zgjedhur jugun për të festuar këtë vit, duke organizuar një festë të veçantë buzë detit. Familjarët dhe miqtë e saj më të mirë, mes të cilëve edhe personazhe të njohur të showbiz-it, janë bërë bashkë për t’ia bërë edhe më të veçantë këtë ditë Orit. Miqtë në Instagram nuk i kursyen pamjet nga festa e çmendur e moderatores, që e shijoi në maksimum çdo moment. Shumë urime për Orin.





Kujtojmë se ky vit ka qenë intensiv për të. Ori mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse ishte 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Tiranë, Ori mori rreth 5,600 vota.  Pas angazhimit të saj në politikë, Ori ka zbuluar se do vijojë të jetë pjesë e ekranit dhe se sezonin e ri do vijë me surpriza. Mezi po presim!






/News31