(VIDEO) Përballet me Bashkimin pas sherrit, Edi i habit të gjithë me veprimin e tij



Ditën e premte dy konkurrentët e “Për’puthen”, Edi dhe Bashkimi, u përfshinë në një konflikt i cili për pak përfundoi në përplasje fizike. Teksa Bashkimi po komentonte takimin e Argjentit dhe Mikelës, Edi iu kthye duke i thënë që të mos komentojë dhe se takimi mes dyshes nuk ishte punë për të. Më pas debati u agravua dhe u desh ndërhyrja e konkurrentëve të tjerë për të qetësuar situatën.





Ndërkohë, ditën e sotme dy djemtë janë përballur me njëri-tjetrin në studio. Mirëpo, ai që i habiti të gjithë ishte Edi, i cili që në fillim i kërkoi falje Bashkimit, familjes së tij dhe Mikelës. Ai tha se në realitet nuk është siç u duk të premten dhe se kishte dalë nga vetja. Po ashtu, u shpreh i prekur nga fakti që publiku po e kritikon dhe tall për shkak se nuk flet mirë shqipen. Veprimi i tij i habiti të gjithë në studio. Kjo pasi, kur iu kërkua të reflektonte nga Arjani dhe Bora ditën e sherrit ai tha se kështu është rritur dhe kështu di të sillet.






Sakaq, edhe Bashkimi kërkoi falje për situatën e krijuar, duke thënë se ata përfaqësojnë të rinjtë e Kosovës, të cilët meritojnë modele të mira. Si përfundim mes tyre u vendos “paqe” dhe gjërat janë si në fillim.

 

/News31