(Video) Olta Gixhari i drejtohet me tone të ashpra Erion Veliajt: “Kjo është jashtë trurit!”



Jo më larg se javën e kaluar Olta Gixhari adresoi në rrjetet sociale një shqetësim lidhur me gjobitet për parkim në vend të papërshtatshëm, në një kohë kur sipas saj nuk ka hapësira të cakuar. Ajo i bëri thirrje publikisht kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj t’i japë zgjedhje problemit, por duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ditën e sotme aktorja ka treguar përmes një videoje se është gjobitur sërish sepse ka parkuar para shtëpisë ndonëse ka marrë kartën e rezidentit.





E revoltuar ajo i ka bërë sërish thirrje Veliajt duke thënë se është gjobitur disa herë. Ndër të tjera, Olta thekson faktin se rrugët kudo janë me parkim me pagesë dhe nuk ka asnjë hapësirë të lirë.

“Lali Eri kam gjysmë ore që vij vërdallë poshtë shtëpisë sime. Po i bie kryq e tërthor për të gjetur një vend parkimi pa pagesë për të ndenjur në shtëpinë time dhe nuk ekziston një parkim pa pagesë. I ke bërë gjitha rrugët me vija blu, që vetëm duhet paguar. Unë duhet të paguaj 1 mijë lekë ora ose 20 mijë lekë dita. Po gjobitem çdo ditë duke qëndruar në shtëpinë time. Kjo është jashtë trurit. Në cilin vend të botës qytetari qëndron në shtëpi dhe paguan gjobë ose 1 mijë lekë orën!” -shprehet Olta.

/News31