(Video) Në një lidhje me Anën e Për’puthen? Deklarata e reperit konfuzoi rrjetin!

Duket se konkurrentët e emisionit Për’puthen po “trazojnë ujërat” në rrjet çdo ditë e më shumë.

Këtë herë bëhet fjalë për Anën, e cila është bërë objekt i lajmeve rozë për shkak të thashethemeve që po qarkullojnë rreth një lidhje të mundshme mes saj dhe reperit shqiptar, Bardhyl Idrizi, apo siç njihet me emrin e artit, Bardhi.

My Dental

E gjithë kjo histori nisi fillimisht me disa postime të Anës në Instagram, ku shfaqej në video të panumërta duke dëgjuar këngën e reperit, “Betohemi” dhe më pas, dyshja u pa në një video të kamerave të sigurisë teksa qëndronin nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Zjarrit do t’i hidhte edhe më shumë benzinë një story e Prive-së, të cilët duket se kishin kapur mat dyshën duke zbritur nga makina.


Nga ana tjetër, në mini-intervistën e AfterParty të Luana Vjollcës, Bardhi tregon se është single, duke iu përgjigjur kështu pyetjes nëse është i lidhur apo jo.

Zjarrit do t’i hidhte edhe më shumë benzinë një story e Prive-së, të cilët duket se kishin kapur mat dyshen duke zbritur nga makina. Nga ana tjetër, në mini-intervistën e AfterParty të Luana Vjollcës të publikuar mbrëmjen e kaluar, Bardhi tregon se është single, duke na konfuzuar të gjithëve.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Ana u largua nga programi pas takimit që pati Fatjoni me Melisën.