(VIDEO) Mes lotësh, Fifi largohet nga shtëpia e "Big Brother VIP"
Në spektaklin e të martës në “Big Brother VIP”, pas situatës së vështirë, ku Fifi humbi ndjenjat, ajo vendosi që të vazhdonte qëndrimin në shtëpi. Por moderatorja Arbana njoftoi se ajo do t’i nënshtrohet kontrolleve e më pas do të merret një vendim.
Ndërkohë, ditën e sotme ajo është larguar përfundimisht. Siç shihet në video, këngëtarja ka bërë gati valixhet, për të lënë shtëpinë.
“Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”,- tha ajo.
Në një moment shumë emocionues, banorët e kanë ndihmuar mes lotësh. Të gjithë ata nuk kanë mundur të ndalojnë lotët, veçanërisht Monika, e cila ka qenë ndoshta më e afërt se të gjithë me këngëtaren. Ajo është shprehur se duhet të ishin treguar më të kujdesshëm me Fifin, për gjendjen e të cilës ishin në dijeni.
Dje Fifi ka shkruar një letër për veten, që sot, para se të largohej, ia ka dorëzuar Ilirit.
“Kam nevojë të merrem me veten”, tha këngëtarja, që duket se mbi të gjitha, të parin ka vendosur shëndetin.
/News31