(VIDEO) Loredana shfaqet e përlotur në ditëlindjen e saj, me një dedikim për Mozzik



Loredana feston sot ditëlindjen dhe bën 26 vjeç. Menjëherë sapo ora ka shënuar 00:00 në rrjetet sociale kanë nisur urime të shumta nga fansat, bashkëpunëtorët dhe miqtë e artistes. Reperja ka ndarë në Instastory edhe një foto të tortës që ka marrë nga njerëzit e saj të afërt, të cilët kanë vendosur një foto të saj dhe Hanës, duke shkruar “Happy birthday, King!”










 

Megjithatë, kjo nuk duket të jetë ditëlindja më e bukur e Loredanës, e cila vetëm para pak ditësh u nda nga Mozzik. Këtë e ka treguar vetë reperja duke postuar një video në Instastory ku shfaqet e përlotur teksa në sfond ka vendosur këngën e EAZ-Everything. “Ama, malli më ka marrë. 24/7 po sillem nëpër mahall. Asaj zemrën ia kam dhënë, ama ajo nuk e ka dasht!”- thuhet në këngë. E sigurisht, Loredna nuk e ka përdorur më kot këtë këngë që duket pastër një dedikim për Mozzik i cili i mungon në këtë ditë të veçantë. Reperi ndodhet në Zvicër teksa nuk ka bërë asnjë reagim për ditëlindjen e Lorit.

 

Përmes një statusi pak ditë më parë, Loredana shkroi në rrjetet sociale se ajo dhe Mozzik janë ndarë sërish vetëm pak muaj pas ribashkimit. “Dy kokëfortë që nuk rrinë dot as bashkë, as të ndarë”- shkruante reperja, duke vazhduar se e provuan sërish por marrëdhënia e tyre nuk mund të ishte e shëndetshme. Loredana pranonte se ka bërë shumë gabime në jetë, por lidhjen me Mozzik s’mund ta konsideronte kurrë të tillë duke shtuar se ai i ka dhënë dhuratën më të bukur, Hanën.

/News31