(VIDEO) Look-u i verës! Bora Zemani bën një ndryshim në pamje



Vitin e fundit Bora Zemanin e kemi parë duke eksperimentuar shumë me look-un e saj, herë me gërshetat trendy, herë duke i prerë flokët e herë me balluke. Në fillim të sezonit televiziv shtatorin e kaluar, ajo u rikthye te flokët e gjatë, teksa edhe i kishte errësuar paksa. Mirëpo, më pas i ndryshoi sërish ndonëse e mbylli me look-un që e nisi. E tashmë që temperaturat janë rritur dhe ndodhemi në kulmin e verës, ka ardhur koha për një ndryshim.





Bora ka ndryshuar sërish look dhe këtë herë duke iu përshtatur sezonit. Moderatorja ka publikuar një video në Instagram, ku ka treguar se ka prerë sërish flokët dhe si duket e kishte marrë malli. “Flokë të shkurtër. Sërish!”- shkruan ajo krah videos.






/News31