“Video Lojërat” janë të shëndetshme për shëndetin mendor, sipas studimit të ri!

Prej vitesh kemi shmangur qëndrimin gjatë para ekranit duke luajtur video lojëra sepse deri më sot ekspertët e shëndetit shpreheshin se këto lojëra janë të dëmshme për sytë, trurin dhe aspekte të tjera të shëndetit.

Mirëpo, një studim i ri i Universitetit të Oxford-it ka treguar se video games mund të kenë një impakt pozitiv në shëndetin mendor të personave që i luajnë ato.

My Dental

Për të arritur në përfundimet e këtij studimi, shkencëtarët analizuan dy nga lojërat më popullore: “Plants vs. Zombies: Battle for Neighborville” dhe “Animal Crossing: New Horizons” dhe 3,274 përsona që morën pjesë në studim.

Në fund të “eksperimentit” studiuesit vunë re se përgjatë kohës që personat pjesëmarrës luanin një nga këto lojëra shfaqnin shenja pozitive në shëndetin e tyre mendor… madje, sumë prej tyre krijuan edhe një lloj marrëdhënie shoqërore me njëri-tjetrin nisur nga lojërat.

Ama, studiuesit theksuan se efektet pozitive të lojërave elektronike apo video lojërave vihen re vetëm në ato persona që I shijojnë këto lojëra dhe jo për ata që I përdorin për t’u “arratisur” nga realiteti.