(VIDEO) Ina Kollçaku në shoqërinë e një djali simpatik, a është i dashuri i saj?



Ina Kollçaku, ish-konkurrentja e Për’puthen 1 duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj dhe ka nisur një histori të re dashurie. Bukuroshja bjonde ka postuar së fundmi disa video në Instastory, ku shihet në krah të një mashkulli, identitetit e të cilit nuk e ka fshehur. Ajo jo vetëm i ka bërë tag por e ka shoqëruar emrin e tij edhe me emojin e një zemre. Vetë Ina nuk ka folur publikisht rreth kësaj lidhjeje por jemi  kuriozë të dimë më shumë rreth tyre.


Shkaktoi jo pak bujë në janar të këtij viti një deklaratë e Inës, e cila thoshte në një Instastory se ajo dhe Geri janë ndarë. Ina bëri të ditur se shkak i ndarjes së tyre është bërë fakti se kanë pasur qëllime të ndryshme për të ardhmen.

/News31