(VIDEO) Horror në SHBA! Makina futet mes turmës së qytetarëve, 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur



Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur në SHBA pasi një makinë është futur mes turmës së njerëzve në Wisconsin. Mediat e huaja bëjnë me dije se një makina ka kaluar mes paradës së Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.





Reperi Darrell Edward Brooks Jr dyshohet se është autori i ngjarjes pasi autoritetet gjetën tek ai çelësin e një automjeti Ford. Reperi 39-vjeçar është i njohur me emrin artistik MathBoi Fly.






Incidenti nuk duket të jetë i lidhur me terrorizmin për momentin, thonë zyrtarët. I dyshuari dukej se po përpiqej të arratisej nga një vend tjetër kur përplasi turmën.

Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë, patrullë dhe makina të të afërmve dhe miqve. Dyshohet se makina goditi nxënësit e moshës 9 deri në 15 vjeç, pjesë e një grupi kërcimi që morën pjesë në paradë.

/News31