(VIDEO) Feston ditëlindjen, publikohen pamjet nga festa "nënujore" e ditëlindjes së Armina Mevlanit
Blogerja e njohur Armina Mevlani feston ditën e sotme ditëlindjen. Për të gjithë kuriozët, Armina ka lindur në 06 qershor të vitit 1991 dhe ka mbushur 30 vjeç. E në këtë ditë speciale është përkëdhelur në forma nga më të ndryshmet, teksa miqtë dhe familjarët e saj e kanë uruar në rrjete sociale me dedikimet më të bukura. Blogerja ka treguar në llogarinë e saj në “Instagram” se ka marrë shumë dhurata ku kanë dominuar buqetat e mëdha me lule.
Gjithmonë, Armina sjell një ditëlindje ndryshe ku e feston mes miqsh dhe familjarëve dhe këtë vit kishte zgjedhur si tematikë jetën nënujore, ku sigurisht ajo ishte sirena e mbrëmjes. E veshur me një fustan të ngushtë, gri me gurë, blogerja shkëlqen e tëra. Duket se ajo e ka shijuar në maksimum festën e saj, ku kanë qenë të pranishëm familjarë e miq të shumtë. Më poshtë janë disa nga pamjet e festës së saj, që ajo ka ndarë me fansat në rrjetet sociale:
[gallery link="none" size="full" gss="1" ids="49557,49553,49554,49552,49551"]
/News31