(VIDEO) Enca dhe Bearti kapen “mat”! Çfarë po ndodh mes tyre?



Nuk ka më dyshime se djali misterioz krah të cilit u shfaq Enca para disa ditësh në Instagram është ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi. Së fundmi, në rrjet po qarkullon një video, në të cilën Enca shihet në makinë me Beartin dhe paraprakisht mendohet se po xhirojnë një videoklip. Kjo pasi rreth e rrotull shihen njërëz me kamera e që ndihmojnë dy personazhet. Thuhet se këto xhirime po bëhen për këngën “Rakia”, të cilën Enca ka lajmëruar se do e publikojë së shpejti.






Detaji që i nxori zbuluar Encën dhe Beartin ishte fakti se ata kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Vlen të theksohet se deri tani nuk ka ende asnjë reagim nga dyshja rreth zërave teksa një pjesë e fansave nuk e përjashtojnë mundësinë që përtej videoklipit mes tyre të ketë diçka më shumë.

/News31