(Video) Edhe pse u nda nga Andi, Jasmina shfaq shenja xhelozie, ndalon këngën e Diona Fonës në festë
Jasmin Kadriu dhe Andi Artani krijuan një rrëmujë të madhe me ndarjen e tyre publike, pasi bukuroshja brune e cilësoi mashtrues kur ky i fundit u largua nga ditëlindja e Fation Kuqarit me Diona Fonën. Më pas dyshja u fshi nga Instagrami dhe nuk ndiqeshin më në rrjetin social. Së fundmi ish-konkurrentët "janë bashkuar" sërish në festën e një nate më parë dedikuar suksesit të "Për'puthen".
Pavarësisht se janë ndarë, Jasmina ka shfaqur shenja xhelozie për Andin. Një video që qarkullon në TikTok tregon se si ish-konkurrentja fik muzikën në festë, teksa Andi dhe të tjerë kërcejnë nën ritmet e këngës "Sheqer" të Diona Fonës, ku protagonist është edhe ky i fundit. Skena ka ndodhur para të gjithëve.
Për të parë videon klikoni këtu!
Ndërkohë sot, si për t'i hedhur më shumë benzinë zjarrit, Andi ka ndarë një foto tē shkëputur nga klipi me këngëtaren ku e uron për suksesin e 2 milionë klikimeve!
"Ishte kënaqësi të isha pjesë e këtij projekti. Uroj të të ndjekë suksesi kudo që të shkosh," shkruan i riu nga Kosova teksa e shoqëron përshkrimin me një emoji me zemër. /News31