(VIDEO) Dy ditë pa u parë, Graniti i bën Fifit surprizën romantike



Fifi kaloi dy ditë në “dhomën e dënimeve” së bashku me 3 banorët e tjerë Palomën, Ilirin dhe Arditin pasi kishin thyer disa rregulla. Më në fund, mbrëmjen e djeshme ata janë ribashkuar me pjesën tjetër të banorëve dhe më të kënaqurit nga kjo kanë qenë Fifi dhe Graniti.





Dyshja janë takur menjëherë me njëri-tjetrin mes përqafimesh e deklaratash të ëmbla. Graniti i tha Fifit se i është dukur shtrati i saj bosh gjatë këtyre ditëve ndërsa i pyetur prej saj se sa e ka marrë malli nga 1-10, ai tha më shumë se 10. Por, nuk mbaron me kaq. Po ashtu, Graniti e ka surprizuar Fifin në mënyrën më të bukur dhe romantike. Ai ka formuar një zemër me trëndafilj e qirinj në shtratin e saj, duke lënë pas fjalë jo vetëm këngëtaren por gjithë banorët.






 

Fifi dhe Graniti janë komentuar kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe puntatën e së martës ata pranuan se mes tyre po lind diçka, duke përshkruar ndjesitë me fjalët më të ëmbla.

Graniti deklatoi një ditë më parë se Fifi i ishte gjendur pranë në momente trishtimi e mërzie, ndërkohë këngëtarja, nga ana tjetër, tha se e shihte modelin si një “mburojë”.

/News31