(Video) Bebe Rexha përlotet nga surpriza e fansave



Kemi parë shpesh se si fansat emocionohen e qajnë kur takojnë idhujt e tyre, por jo dhe aq shpesh të anasjelltën. Ja që, edhe personazhet publike gëzojnë po njësoj nga dashuria që marrin nga fansat e tyre. Madje edhe qajnë me lot gëzimi si Bebe Rexha. Këngëtarja me origjinë shqiptare është surprizuar së fundmi nga disa fansa të cilët i kanë dërguar në shtëpi një tufë me trëndafila të kuq dhe një shënim, që e ka prekur atë. Artistja ka ndarë menjëherë me ndjekësit në rrjetet sociale këtë dhuratë. Në një seri videosh të publikuar në Instastory ajo shihet duke qarë teksa thotë:





“Është nga fansat e mi. Thotë ‘Urime për albumin e dytë. Jemi shumë krenarë për ty . Do të kemi për gjithë jetën’. Kam fansat më të mirë në botë. Kjo është shumë e ëmbël. Faleminderit. Ju dua shumë. Faleminderit që më bëtë të qajë nga gëzimi”.

Më herët këtë muaj, Bebe zbuloi se në datën 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja prej 3 vitesh nuk ka lançuar asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment. Ndërkohë së shpejti ajo do vijë edhe një duet me artistin e njohur amerikan Ty Dolla Sign.

/News31