(VIDEO) Arjan Konomi zbulon se çfarë po ndodh mes Mevlanit dhe Ledjanës pas polemikave të shumta



Pas largimit të Ledjanës nga Për’puthen, polemika të shumta u krijuan në rrjet lidhur me marrëdhënien e saj me Mevlanin. Këto polemika u forcuan edhe më shumë nga deklarata e këtij të fundit në emision, ku u shpreh i zhgënjyer nga vendimi i Ledjanës dhe madje i bëri të gjithë të dyshonin se mes tyre kishte marrë çdo gjë fund. Por, e vërteta duket ndryshe dhe këtë na e ka zbuluar opinionisti Arjan Konomi. Duket se Arjani është personi më i besuar i çifteve të Për’puthen pasi edhe çiftet Tea-Beart dhe Andi-Melisa kanë realizuar takime me të pas zbulimit të lidhjeve përkatëse.






E së fundmi, kanë qenë Mevlani dhe Ledjana ata që kanë vizituar Arjanin. Ai ka publikuar një video në Instastory në të cilën Ledjana shfaqet e ulur mbi prehrin e Mevlanit, teksa e përkëdhel nga fytyra. Ndërkohë, Arjani shprehet:

Gjatë gjithë kësaj kohe në 9 muaj në Për’puthen shumë njerëz më kanë plasur shpirtin. Ama për dy veta ka plasur dhe zemra. Do thoni ju kush janë, ja shikojini pak aman, mavria është”, shprehet Arjani në video.

/News31