(VIDEO) Angela Merkel jep lamtumirën, nuk i mban dot lotët 



Social-demokratët gjermanë fituan ngushtë zgjedhjet kombëtare të së dielës duke fituar një mandat qeverisës për herë të parë që nga viti 2005 duke i dhënë fund kështu 16 viteve të sundimit nën kancelaren gjermane Angela Merkel. Kjo e fundit ndonëse u tërhoq nga politika është prekur shumë nga humbja e thellë e partisë së saj. Në një video të publikuar nga mediat ndërkombëtare, Merkel me sa duket e ka pasur të vështirë për të mbajtur lotët. Ajo u ka dhënë gjermanëve lamtumirën shumë e emocionuar dhe me lot në sy.





 

 

SDP fitoi 25.7% të votave, Unioni Kristian Demokratik (CDU) i Angela Merkel mori 24.1%, Partia e Gjelbër mori 14.8% të votave, dhe Partia Liberale Demokratike e Lirë (FDP) 11.5 % të votave.

Scholz, ministri gjerman i Financave ka mundësinë më të mirë për të qenë krytari i qeverisë së re pasi drejtoi Partinë e tij Social Demokratike (SPD) drejt një fitoreje të ngushtë. Në fakt, stili i tij politik nuk është i ndryshëm nga ai i Merkel, të dy janë të ngjashëm në shumë mënyra, pavarësisht se vijnë nga partitë rivale.

/News31