NEWS 15 Nëntor 2017, 00:00
Vetingu, prezantohet Formulari i Denoncimit nga Publiku
NEWS-31
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prezanton Formularin e Denoncimit nga Publiku, në kuadër të Veting-ut. Përmes tij, qytetarët mund të informojnë mbi faktet ose rrethanat që mund të përbëjnë prova lidhur me kriteret e rivlerësimit të gjyqtarëve e të prokurorëve. Vlerësimet e pasurisë dhe aftësisë profesionale e kontrolli i figurës përbëjnë tre kriteret bazë të Veting-ut.