Vendimi i papritur i konkurrentit të Përputhen për të lënë emisionin!



Ndonëse kishte kaluar një kohë e gjatë që prej hyrjes së tij në program, Emini ka marrë një vendim të papritur për qëndrimin e tij në emision.










Në një status të gjatë në Instagram, Emini deklaron se nuk është më pjesë e Për’puthen.

“Sot dua të deklaroj që nuk do të jem më pjesë e emisionit që po thyen rekorde shikueshmërie, Për’puthen”, – shkruan ish-konkurrenti, i cili më pas falenderon Olsa Muhametin, Arjan Konomin, Bora Zemanin, Andin dhe Mevlanin.

Emini nuk jep arsye konkrete për largimin, por kujtojmë se kohë më parë ai kishte shprehur se ishte në program vetëm për Anën e parë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja e largimit, pasi Emini nuk e sheh më veten te asnjë prej vajzave në program.