Vazhdojnë hatërmbetjet? Elvana Gjata ja lë “seen” Alketa Vejsiut



Elvana Gjata ka bërë një “super” rikthim në muzikë me albumin e saj “Çelu”, dhe pas 3 vitesh mungesë në studio televizive këngëtarja e dashur për publikun shqiptar dha një intervistë përballë Jonida Shehut në “Soiree”. Pas daljes së saj publike në emision, ylli i “Mos u ngut” postoi disa foto në Instagram dhe tërhoqi vëmendjen e shumë prej personazheve të shqiptarë si Loredana, Enca, Ilira, Emina Cunmulaj, Kida, Ermal Mamaqi e shumë të tjerë.





Çfarë i ka bërë përshtypje të gjithëve është se Elvana nuk i ka kthyer asnjë koment moderatores së njohur Alketa Vejsiu, e cila i ka shkruar dy herë: “Me yll në ballë” dhe “emocion i vërtetë”, shoqëruar me emoji me zemra.

Ndërkohë që prezantueses ja ka lënë “seen”, të gjithë VIP-ave të tjerë këngëtarja i ka kthyer përgjigje.

Ka ende hatërmbetje nga ana e Elvanës? Mendja na shkon te “shija e hidhur” që i la pjesëmarrja në Festivalin e Këngës ku Alketa ishte moderatore edhe organizatore krah Vera Grabockës dhe që juria shqiptare i vendosi pikë minimale dhe në rrjet e ngado “faji” iu vendos dyshes Grabocka-Vejsiu. /News31