Vaksinat e Covid-19 nga “Pfizer” dhe “Moderna” gati për shpërndarje brenda disa javësh

Vaksinat kundër Covid-19 e kompanive Pfizer(në bashkëpunim me Biontech) dhe Moderna mund të jenë gati për marrjen e autorizimit dhe shpërndarjen në SHBA brenda disa javësh. Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar tha se po krijohen kushtet që vaksinimi të nisë sa më shpejtë këtë vit.

Shtetet dhe rajonet e SHBA janë gati të fillojnë shpërndarjen e vaksinave brenda 24 orëve nga marrja e autorizimit nga autoritetet amerikane dhe enti rregullator, ndërkohë që kërkesat komplekse për depozitimin dhe ruajtjen e vaksinave në temperatura të ulta nuk do të jenë pengesë që të gjithë amerikanët të mund t´i marrin.

My Dental

“Tani kemi dy vaksina të sigurta dhe shumë efektive që mund të autorizohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe gati për t’u shpërndarë brenda disa javësh,” tha zoti Azar gjatë konferencës së tij mbi programin qeveritar për COVID-in. Rreth 40 milion doza të të dyja vaksinave, të cilat kërkojnë nga dy injektime katër javë larg njëra-tjetrës, do të jenë në dispozicion deri në fund të vitit. Çdo muaj pas kësaj, kompanitë do të jenë në gjendje për të prodhuar më shumë se 40 milion doza në muaj për amerikanët,

Vaksina e Moderna ka të ngjarë të autorizohet 7 deri në 10 ditë pas marrjes së autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës Pfizer. Zyrtarët amerikanë thanë se brenda disa javëve të ardhshme do të jenë gati të dhënat e para edhe për dy vaksina të tjera, ndërsa nuk do të ketë asnjë kufizim se kush do ta marrë vaksinën. Qeveria, zyrtarët dhe kompanitë private janë të gatshëm t’i shpërndajnë vaksinat në të gjithë shtetet e Amerikës.

Kujtojmë se Moderna pak ditë më parë njoftoi se të dhënat e tyre tregonin për një efektivitet 95% të vaksinës së tyre, ndërsa Pfizer ditën e djeshme, korrigjoi shifrat e para që e nxirrnin vaksinën e tyre 90% të sigurtë, duke thënë se edhe zbulimi i tyre ka efektin të mbrojë 95% të njerëzve. Pra tani kemi dy vaksina që janë nga 95% të sigurta, sigurisht sipas të dhënave paraprake, ndërkohë që të dyja po presim për aprovimin e përdorimit urgjent, për nisjen e prodhimit të miliona dozave dhe vaksinimin e njerëzve.

/News31

BurimiÖ VOA