Më e lirë dhe më e lehtë për t'u shpërndarë në botë se të tjerat, vaksina e Oxford krijon 70% mbrotje nga Covid-19
Rezultatet nga testimet e vaksinës kundër Covid të universitetit të Oxford në bashkëpunim me kompaninë "AstraZeneca" sugjerojnë se mund të jetë në gjendje të ndalojë transmetimin e virusit.
Profesor Andrew Pollard, studiuesi në krye të testimeve tha se ishte “vërtet i kënaqur” me rezultatet e provave të vaksinë, të cilat treguan se vaksina ndaloi 70% të njerëzve të shfaqnin simptoma të koronavirusit. Studiuesit e Oxford kanë kryer një proces që normalisht merr 10 vite për t'u zhvilluar në rreth 10 muaj. Më shumë se 20,000 vullnetarë u përfshinë në tesime, gjysma në Mbretërinë e Bashkuar, pjesa tjetër në Brazil.
Në programin "Today" të BBC Radio 4 Pollard tha se ishte domethënëse që askush nga vullnetarët që morën vaksinën nuk kishte kërkuar trajtim spitalor për Covid-19. Ai shtoi se efektiviteti i vaksinës mund të shkojë deri në 90%, nëse njerëzve do t’u jepej më parë një dozë e ulët, e ndjekur nga një dozë e lartë një muaj më vonë. Kjo mënyrë e marrjes së vaksinës besohet se mund të jetë në gjendje të zvogëlojë infeksionin asimptomatik,
“Nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të jemi në gjendje të ndalojmë virusin në gjurmët e tij dhe të ndalojmë transmetimin midis njerëzve,” tha profesor Pollard.
Kompania "AstraZeneca", që është marrë pjesën e prodhimit të vaksinës që është zhvilluar nga Oxsfordi, ka njoftuar se rezultatet e testeve në shkallë të gjerë kanë treguar se vaksina e tyre krijon 70% mbrojtje ndaj Covid-19. Ata po përgatiten të prodhojnë 3 miliardë doza për t’u shpërndarë në të gjithë botën, pasi të kenë marrë autorizimin nga autoritetet përkatëse.
Megjithëse ka një efikasitet më të ulët se vaksinat e kompanive amerikane "Pfizer" dhe "Moderna", mbrojta e të cilave sipas të dhënave të fundit të publikuar është 95%, vaksina e Oxsford-it, do të ketë një çmim prej rreth 4 euro, shumë më pak se e "Pfizer" që do të jetë 17 euro ose "Moderna" që do të kushtojë 28 euro. Përvecse më e lirë, kjo vaksinë është gjithashtu më e lehtë për t'u ruajtur dhe për të arritur në çdo cep të botës sesa dy të tjerët.
Në Mbretërinë e Bashkuar ka 4 milion doza të gatshme për tu shpërndarë, me 96 milion të tjera që do të dorëzohen.
/News31
Burimi: BBC