SHBA/ Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati në 3-4 javë

One
Telekom

Donald Trump ka tërhequr edhe një herë vëmendje me deklartaën e tij. Ai u shpreh se SHBA po bën një punë të mrekullueshme me vaksinën e Covid-19 dhe se janë më pranë se kurrë rezultateve konkrete.

“Jemi vetëm 3-4 javë larg pasjes së një vaksine. Nëse doni të dini të vërtetën, administrata e mëparshme do të kishte dashur ndoshta vite për të bërë një vaksinë për shkak të FDA dhe të gjitha miratimeve. Dhe ne jemi brenda disa javësh nga marrja e saj”, ka deklaruar Trump. Presidenti amerikan u shpreh se me shumë mundësi, vaksina do të shpërndahet para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Por, sa i vërtetë është pretendimi i Trump?

Facile
Facile
My Dental

Nisur nga deklaratat e mëparshme të Kreut të Shtabit të Emergjencës në SHBA, Dr. Anthony Fauci, ky i fundit u shpreh pak kohë më parë se me shumë mundësi, nëntori ose dhjetori do ta gjenin Amerikën me një vaksinë për Covid-19. Megjithatë, lidhur me shpërndarjen e vaksinës në fund të tetorit, Fauci theksoi: “Është e mundshme, edhe pse mendoj se nuk ka të ngjarë.” Pra, këto mund të jenë edhe thjeshtë strategji të Trump për të fituar vëmendje gjatë fushatave për zgjedhjet presidenciale… /News31

Burimi: opinion.al