Vaksina e kompanisë amerikane tregon rezultate premtuese, më efektive se e “Pfizer”

Një vaksinë e re kundër Covid-19 është 95% efektive, tregojnë të dhënat e para nga kompania amerikane “Moderna”. Rezultatet kanë dalë vetëm pak ditë pas publikimit të të dhënave nga vaksina e “Pfizer”, teksa shpresa se së shpejti do të kemi një vaksinë për t’i dhënë fund pandemisë rritet.

Të dyja kompanitë kanë përdorur një metodë të re, inovative dhe eksperimentale për zbulimin e vaksinave përkatëse. Moderna thotë se kjo është “një ditë e madhe” dhe planifikojnë të aplikojnë për aprovim të menjëhereshëm në mënyrë që të nisin ta përdorin zbulimin e tyre që prej javëve të ardhshme. Megjithatë gjithçka bazohet në të dhëna paraprake dhe ka ende pyetje të paqarta.

My Dental

Sa funksionon?

Provat për të përfshinë 30 mijë njerëz në SHBA, me gjysmën e tyre që morën dy doza të vaksinës në 4 javë. Gjysma tjetër morën injektim për efekt placebo. Analiza e bëra u bazuan në 95 njerëzit e parë që shfaqën simptoma të Covid. Vetëm 5 persona që morën vaksinën i kishin këto simptoma, 90 të tjerët ishin tek pjesa që nuk e morën. Kompania thotë se vaksina mund të mbrojë 94.5% të njerëzve. Të dhënat treguan se 11 prej vullnetarëve zhvilluan simptoma të rënda të koronavirusit, por asnjëri nuk ishte nga ata që morën vaksinën.

Efektiviteti ka qenë i jastëzakonshëm, është një ditë e madhe për ne”– tha për BBC, Tal Zaks, udhëheqësi mjekësor i ”Moderna”. Presidenti i kompanisë, Dr Stephen Hoge tha se kur mori vesh për rezultatin buzëqeshi për një minutë: ”Asnjëri prej nesh nuk besonte qe do të shfaqte këtë rezultat, 94% efektive për të parandaluar Covid-19, është diçka e pabesueshme.

Kur do të shpërndahet?

Kjo varet se në ç’pjesë të botës je dhe sa vjeç je. Moderna thotë se do të zbatojë të gjithë rregullat e vendosura nga SHBA dhe brenda pak javësh 20 milionë doza do të jenë gati për t’u shpërndarë. Kompania shpreson që të ketë deri vitin e ardhshëm 1 miliardë doza për të gjithë botën, por fillimisht planifikon që të kërkojë aprovimin e të gjitha shteteve për përdorim. Mbretëria e Bashkuar për shembull është ende duke negociuar me të sepse nuk është një prej kompnaive nga të cilat ata kanë prositur paraprakisht doza. Pritet që deri në pranverën e ardhshme të mos ketë sasi të mjaftueshme dozash për pjesën tjetër të botës.

Çfarë nuk dimë?

Nuk dimë se sa mund të zgjasë imuniteti i njerëzve që e marrin, sepse vullnetarët duhet të ndiqen edhe për disa kohë, para se të kemi një përgjigje të saktë. Ka të dhëna që ofron mbrojtje tek njerëzit e moshuar, që janë më të rrezikuarit nga Covid, por megjtihatë nuk janë të plota. Deri më tani duket se vaksina nuk e humbet fuqinë, pavarësisht nga mosha e atij që e merr. Po ashtu nuk është e sigurtë nëse ajo ndalon që njerëzit të sëmuren nga koronavirusi dhe gjithashtu nuk lejon që ta shpërndajnë tek të tjerët.

Është e sigurtë?

Nuk ka pasur asnjë efekt anësor për t’u raportuar deri më tani, por asgjë, përfshirë paracetamolin nuk është 100% e sigurtë. Plogështia, dhimbja e kokës dhe dhimbjet janë disa prej efekteve të përshkruara nga disa pacientë. Gjithsesi për ekspertët, këto shenja janë ato që priten nga një vakisnë që po punon dhe që jep një përgjigje të mirë të imunitetit.

Si është në krahasim me vaksinën e “Pfizer”?

Të dyja kompanitë siç thamë kanë përdorur të njejtën metodë, injektimin e një pjese të materialit gjentik të virusit, në mënyrë që të provokojë përgjigjen immune. Të dhënat paraprake kanë qenë të ngjashme, 90% efikasitet nga Pfizer/BioNtech dhe 95% nga Moderna. Megjithatë provat po vahzdojnë dhe numrat mund të ndryshojë.

Duhet thënë që vaksina e Moderna është më e lehtë për t’u ruajtur, ka nevojë për temperatuurë minus 20 gradë dhe mund të qëndrojë në një frigorifer standart deri në 1 muaj. Vaskina e Pfizer do më shumë kushte, pasi duhet të ruhet deri në minus 75 gradë dhe në frigorifer mund të qëndrojë vetëm deri në 5 ditë.

/News31

Burimi: BBC