Era Istrefi, Bora Zemani, Rina dhe Bebe Rexha kanë diçka që i lidh me njëra-tjetrën

Nuk është më e rrallë që personazhet e njohur të zgjedhin të njëjtin kombinim veshjeje apo aksesorësh. Me njohjen e tendencave të reja apo markave më “in” të momentit, ndodh ajo që i ka ndodhur Era Istrefit, Bora Zemanit, Rinës dhe Bebe Rexhës. Çfarë i bën ato bashkë?

Ditën e djeshme, Era dhe Nora Istrefi darkuan bashkë dhe një postim i Norës na zbuloi veshjen e së motrës. Një golf i zi dhe një fund blu me motive ishte zgjedhja e saj. Detajistët dhe ata që janë të vëmendshëm ndaj showbizit me siguri janë kujtuar se këtë veshje ja kemi parë më herët Bora Zemanit, në një prej daljeve të saj të përditshme në “Për’puthen”.

My Dental

Nga ana tjetër, ka qenë vetë Rina ajo që treguar e entuziazmuar një të përbashkët të sajën me Bebe Rexhën, përveç këngës. “A s’është emocionuese kur ke mendimet e njëjta me Bebe Rexhën?”- shkruan ajo krahë një fotoje të fundit të Bebes. Bëhet fjalë për ngjyrën “kuq e zi” të flokëve në të njëjtin model që Rina e ka provuar disa muaj më parë.

/News31