(Video) Në një event tejet të veçantë, vajza po aq të veçanta kanë zgjedhur muzikën e Klajdit dhe Brunos

One
Telekom

Klajdi dhe Bruno, dyshja e pandarë e Three Dots, janë ndër këngëtarët më të suksesshëm të muzikës shqip vitet e fundit, qoftë me projektet që kanë bashkë, solo apo me artistë të tjerë.

Një nga projektet më të pëlqyera të tyre është “Mbase”, kënga e dashurisë që mesa duket është e preferuara edhe e disa prej vajzave më seksi të showbiz-it tonë. Me një video të postuar në rrjetet sociale, grupi i vajzave ku bëjnë pjesë modelja e njohur Kristina Baki, sportistja Debora Keci, ish-protagonistja e “Hostel by Anabel”, Viola Gjoleka, moderatorja Eva Murati, blogerja Sarah Berisha, Xhesika Trola apo Petrula Spiro, i drejtohen Klajdit dhe Brunos me refrenin e këngës, që me gjasë është i njohur edhe nga ju.

Facile
Facile
My Dental

Ky event kaq interesant është organizuar nga ‘Top Seven Agency’ dhe ‘Ola 1’, për të promovuar bukuritë e Shqipërisë. Duke parë “dedikimin” e vajzave për dy artistët, ne natyrshëm na lind pyetja: Si ka mundësi që Bruno dhe Klajdi janë ende single? Apo nuk janë? Sido që të jetë ne mezi presim bashkëpunimin e tyre të radhës, ose më mirë akoma, një këngë nga gjithë “Three Dots”. /News31