Ursula von der Leyen flet rreth videos virale ku u la në këmbë nga presidenti turk
Dy javë më parë një video nga takimi mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me udhëheqësit e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen dhe Charles Michel bëri xhiron e rrjetit. Në video, Erdogan shihej duke mirëpritur presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian në “pallatin” e tij për të bërë deklaratat e zakonshme. Ai ulet në një karrige dhe më pas vendin tjetër e zë Michel, duke lënë në këmbë Ursula von der Leyen.
https://youtu.be/zNqWvIX09YA
Ditën e sotme presidentja e Komisionit Evropian ka dënuar gjithë çfarë i ndodhi në Turqi gjatë një fjalimi të mbajtur përballë KE. Ajo u shpreh se nuk ka justifikim për mënyrën se si e trajtuan, dhe se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak se është një grua. Më tej, shtoi se nëse do të ishte burrë, nuk do të trajtohej në këtë mënyrë.
“Unë jam gruaja e parë që jam Presidente e Komisionit Evropian. Unë jam Presidente e Komisionit Evropian. Dhe kështu prisja të trajtohesha kur vizitova Turqinë dy javë më parë, si një Presidente e Komisionit, por nuk ndodhi. Unë nuk mund të gjej ndonjë justifikim për mënyrën si jam trajtuar në traktatet Evropiane. Kështu që, duhet të përfundoj, kjo ndodhi sepse unë jam një grua. A do të kishte ndodhur kjo nëse do të kisha veshur një kostum dhe një kravatë? Në fotot e në takimet e mëparshme, unë nuk pashë ndonjë mungesë karrigesh. Por përsëri, as unë nuk pashë ndonjë grua në këto fotografi“, tha von der Leyen.
/News31