Urimi i Xhemit për Arbanën ishte pikërisht ai që prisnim, plot humor dhe "kolesterol"
Ditën e sotme moderatorja e dashur e publikut shqiptar Arbana Osmani feston ditëlindjen e 38-të e në këtë ditë speciale nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë, familjarët e fansat sikurse kemi parë në rrjetet sociale. Por, siç mund ta prisnit vëmendjen më të madhe e mori urimi i mikeshës së saj më të mirë, Xhemi Shehu, i cili ishte sa me nota humori, aq edhe i veçantë.
Xhemi ka hequr këtë vit dorë nga urimi tradicional, ku zakonisht publikohen fotot më të bukur e shoqërohen me fjalët më të veçanta. Ajo ka bërë një video me foto e video, pjesën më të madhe të të cilave, ia kishte dërguar Arbana në Whatsapp. Xhemi përpos faktit që kishte zgjedhur momentet më epike, i kishte shoqëruar ato edhe me komente pikante e plot humor. Në fund ajo e kishte mbyllur me një video nga frigoriferi i Arbanës, ku dominonin vezët, duke shkruar "Happy birthday Pana! Shko bëj analizat e kolesterolit se s'je më e vogël!" Epo, ç'mund të themi tjetër, shoqet e vërteta kështu e urojnë njëra-tjetrën.
[video width="344" height="606" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/05/InShot_20210507_180401624.mp4"][/video]
/News31