Urimi që mori Isli për datëlindje mund të jetë më speciali për të

One
Telekom

Datëlindja e dikujt është rasti perfekt për miqtë e atij personi për të treguar sa kreativë janë në urime, dedikime dhe dhurata. Në fakt kohët e fundit gjithmonë e më shumë shohim që njerëzit mjaftohen me një foto dhe disa fjalë të zgjedhura në rrjetet sociale, por ky nuk është rasti i Isli Islamit.

Moderatori i “Wake Up” ka festuar datëlindjen e tij dhe në sy ka rënë surpriza e miqve të tij, të cilën ai e ka publikuar në Instagram. Ata shfaqen duke kënduar së bashku këngën e famshme të Ritfok-Ëndërroj, me tekst të përshtatur veçanërisht për Islin. Përveçëse e urojnë për datëlindje, ata i shprehin të gjithë dashurinë që kanë për të, tregojnë si ai është çdo ditë, në emision dhe jashtë tij dhe sigurisht venë në dukje aftësitë e tyre vokale, që të themi të vërtetën nuk janë aq keq.

Facile
Facile
My Dental

Isli sigurisht që e ka pëlqyer surprizën dhe thotë që ka mbetur pa fjalë.

Këtij i themi urim ne! /News31