Universiteti i Oxford do të rinisë testimet për vaksinën kundër Covid-19

One
Telekom

Kompania farmaceutike “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oxfordit, që po punojnë prej muajsh për zhvillimin e një vaksine kundër Covid-19, do të rinisin testimet e saj. Më 8 shtator, testimet për këtë vaksinë u pezulluan, pasi gjendja shëndetësore e një vullnetari nga Britania u përkeqësua.

“AstraZenaca” nisi menjëherë hetimin nëse ky incident ishte një efekt anësor i vaksinës, e cila ndodhet në fazën e tretë të zhvillimir.Gjthsesi ditën e djeshme, Universiteti i Oxford tha se e konsiderojnë të sigurt vazhdimin e testimeve për vaksinën potenciale.Sipas tyre ishte e pritshme që disa prej vullnetarëve mund të sëmureshin apo të kishin efekt anësore, megjithatë studimi duhet të mos ndërpritet.

Facile
Facile
My Dental

Autoritetet britanike kanë konfirmuar vazhdimin e testimeve, duke ndjekur rekomandimet e Agjencisë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar. Në fakt në këtë shtet sëmundjet e pacientëve janë konfidenciale dhe nuk publikohen, por ishte “New York Times” që raportoi se një prej vullnetarëve të vaksinës u diagnostikua me një sinkron inflamator që prek palcën kurrizore dhe që mund të shkaktohet nga infeksionet virale.

Kjo vaksinë është një prej projekteve më premtuese në luftën kundër koronavirusit. “AstraZeneca” është një prej 3 kompanive që kanë arritur në fazën e tretë të testimeve në SHBA. Dy vaksinat e tjera po zhvillohen nga kompanitë “Pfizer” dhe “Moderna”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) ka bërë me dije se aktualisht në botë janë duke u testuar rreth 180 vaksina potenciale kundër koronavirusit.

/News31