Ulen ndjeshëm rastet e reja dhe numri i viktimave në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije një rënie drastike të shifrave të infektimeve dhe humbjeve të jetës në 24 orët e fundit. 2 persona lanë humbur betejën me Covid-19: një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83 dhe 90 vjeç. Në 24 orët e fundit janë kryer 1,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (03 Maj 2021)
Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 872
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,762
Testime totale 641,968
Raste pozitive 131,276
Raste të shëruara 111,792
Raste Aktive 17,085
Humbje jete 2,399
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14308
Fier 849
Shkodër 399
Durrës 249
Korçë 274
Gjirokastër 255
Vlorë 243
Elbasan 131
Kukës 103
Dibër 101
Berat 93
Lezhë 80
/News31